Connect with us

Lajme

VLEN i reagon BDI-së: Boll me rrena, faktet flasin ndryshe!

Publikuar

më

VLEN i ka reaguar BDI-së në lidhje me shifrat e punësimeve nëpër institucione.

“Mjaftë me gënjeshtra, faktet flasin ndryshe. VLEN e ndjen obligim të reagojë fuqishëm ndaj fushatës së përditshme të shpifjeve dhe manipulimeve që po orkestron BDI-ja opozitare, në përpjekje të dëshpëruar për të mbuluar dështimet dhe korrupsionin e vet dydekadësh.

Prej disa javësh, eksponentë të BDI-së po përhapin shifra të rreme, duke u përpjekur të krijojnë përshtypjen se shqiptarët po përjashtohen nga institucionet e shtetit. Këto janë gënjeshtra të ulëta nga ata që për 20 vite ndërtuan një sistem ku për t’u punësuar një shqiptar duhej të paguante 3 deri në 5 mijë euro tek sherifët lokalë të BDI-së, përndryshe dera e shtetit nuk hapej!

Sot, shqiptarët nuk paguajnë më ryshfet për t’u punësuar, sot punësohen me dinjitet dhe me barazi! Ja faktet që i demaskojnë tërësisht shpifjet e BDI-së:
• HEC Osllome – 60 shqiptarë të punësuar
• HEC Vërtok – 10 shqiptarë
• Sektori i energjetikës – 42 shqiptarë
• Agjencia për Punësim – 16 shqiptarë
• Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë – 36 shqiptarë (punësime dhe avansime)
• Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve – 38 shqiptarë
• HEC Mavrovë – 10 të punësuar
• Posta e Maqedonisë së Veriut – 75 shqiptarë
• Drejtoria e Librave Amë – 25 shqiptarë
• Doganat e Maqedonisë së Veriut – 18 shqiptarë

Këto janë të dhëna të verifikueshme, nga institucione shtetërore, të realizuara vetëm në një vit qeverisje nga VLEN. Nëse BDI-ja i ka problem këto shifra, nuk është për shkak të shqetësimit për shqiptarët, por sepse ky përfaqësim po ndodh pa ndërhyrje nga “komisionerët” e tyre, pa ryshfet dhe pa shantazh!

BDI e ka për zakon të flasë për shqiptarët vetëm kur është në opozitë, ndërsa për 20 vite në pushtet diskriminonin në çdo konkurs dhe shantazhonin çdo aplikues që s’kishte librezën partiake të tyre.

VLEN nuk u përkul para sistemit të kalbur të klientelizmit dhe nepotizmit. Ne e shembëm atë dhe po ndërtojmë një sistem të ri ku shqiptari përfaqësohet me dinjitet, pa pagesë nën dorë, pa ndërmjetës partiak dhe pa poshtërim! Prandaj, i themi BDI-së: boll mashtruat popullin! Jeni kapur në flagrancë, jeni të zbuluar para gjithë opinionit publik. E vetmja gjë që po përjashtohet sot është sistemi juaj korruptiv, dhe pikërisht për këtë bërtisni.
Populli shqiptar e sheh dallimin: VLEN sjell barazi të vërtetë, ju sollët pazar të zi. VLEN sjell shpresë, ju shitët dinjitetin. VLEN ndërton institucione, ju ndërtuat rrjete ryshfeti. Kjo është arsyeja pse shqiptarët nuk ju besojnë më. Dhe për çdo ditë që shpifni, vetëm sa e kujtoni opinionin se kush e solli këtë padrejtësi mbi ne për dy dekada.

VLEN do të vazhdojë të punojë për çdo shqiptar, pa librezë partie, pa pagesë nën dorë dhe pa tutorë politikë.914:56

Maqedoni2 hours ago

Trençevska: 180 mijë punëtorë nën pragun e varfërisë, Mickoski refuzoi pagën minimale prej 600 eurosh

Shqipëri2 hours ago

Tragjedi në sport, 17-vjeçarja humb jetën pasi u godit në kokë gjatë ndeshjes

Lajme3 hours ago

Nasim Haradinaj i ashpër me Përparim Grudën: Ti e Çlirimi na e prezantuat si perlë drejtësie, të hartuar nga soji yt jurist!

Lajme3 hours ago

Sali: Reformat evropiane duhet të lidhen me nevojat e përditshme të qytetarëve

Maqedoni4 hours ago

Agim Islami me shëndet të rënduar! Dauti kërkon trajtim më serioz, druhet nga përsëritja e rastit të Rexhail Qerimit

Kosovë4 hours ago

Gruda për Ligjin e Speciales: S’ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Maqedoni4 hours ago

Gjykatat në krizë të thellë, gjyqtarët alarmojnë: Reformat mbetën vetëm në letër

Shqipëri4 hours ago

Raporti/ Në 9 muaj Doganat humbën 63.4 milionë euro nga kursi i këmbimit, çmimi i lartë i karburantit rriti të ardhurat!

Lajme5 hours ago

Daut Memishi viziton stadiumin e Nerashtit, Komuna e Tearcës do të mbështesë projektin

Lajme5 hours ago

Lehtësohen procedurat për viza në Arabinë Saudite për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Kosovë5 hours ago

Avokati Bajraktari shpjegon procedurat pas kthimit në Kuvend të Ligjit për Specialen

Shqipëri7 hours ago

Pasi heshtën për djegien e Gjykatave dhe institucioneve, prokurorët reagojnë pas deklaratave të Ballës: Aludimet për lidhje politike, rrezikojnë të cenojnë pavarësinë

NA NDIQ NË FACEBOOK