Connect with us

Lajme

VLEN drejt finalizimit të kandidatëve për zgjedhjet lokale – ja disa nga emrat

Publikuar

Koalicioni VLEN është në fazën përfundimtare të përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor.

Burime jozyrtare për INA bëjnë të ditur disa nga emrat që janë pothuajse të konfirmuar, ndonëse në disa komuna ende zhvillohen kalkulime dhe anketa të brendshme për përzgjedhjen përfundimtare.

Sipas informacioneve të siguruara nga INA këta janë disa nga kandidatët potencialë të VLEN:

Izet Mexhiti – për Komunën e Çairit

Bilall Kasami – për një mandat të dytë në Komunën e Tetovës

Fadil Cana – në Komunën e Gostivarit

Feti Abazi – në Komunën e Bogovinës

Daut Memishi – në Komunën e Tearcës

Blerim Sejdiu – në Komunën e Zhelinës

Fisnik Mela – në Komunën e Dibrës

Për Komunën e Likovës, Haraçinës, Sarajin, Studeniçanin dhe komuna tjera ende nuk ka vendim përfundimtar, por kandidatët do të zyrtarizohen pasi të përfundojnë anketat dhe konsultimet e brendshme.

Zyrtarizimi i plotë i kandidatëve pritet të bëhet gjatë javëve në vijim. Po ashtu VLEN në disa komuna do mbështesë kandidatë të pavarur siç është konfirmuar mbështetja për Me di Qyrën në Strugë.

NA NDIQ NË FACEBOOK