Bota
Vdekja në burg e një shejtani me fytyrë njeriu

Joseph Tsumba, i cili u dënua me 53 vjet burg për vrasjen e një palestinez 6-vjeçar menjëherë pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit në tokë palestineze të pushtuar nga ky i fundit, ka vdekur në burg, thanë autoritetet të shtunën.
Shkaku i vdekjes së 73-vjeçarit nuk u bë menjëherë i ditur.
Një javë pas ngjarjeve të 7 tetorit, Tsumba vrau gjashtëvjeçarin Ëadi Al Fayoumi në shtëpinë e djalit me 26 plagë thike, ndërsa ai gjithashtu goditi me thikë dhe u përpoq të mbyste nënën e djalit, Hanan Sahin, e cila përfundimisht mbijetoi.
Tsumba, i cili i dha me qira një dhomë në shtëpinë e tij nënës dhe fëmijës së saj, u dënua në shkurt 2025 për vrasje të paqëllimshme, tentativë vrasjeje, lëndime të rënda trupore dhe krime urrejtjeje me 53 vjet burg.
Gjatë gjyqit, Sahin dëshmoi se Tsumba kishte kërkuar që ajo dhe djali i saj të largoheshin nga shtëpia e tij dhe i kishte thënë se “njerëzit tuaj” (domethënë palestinezët) po vrisnin hebrenj.
Më 14 tetor 2023, Tsumba hyri me forcë në dhomën e saj, e mbërtheu gruan përtokë dhe e goditi me thikë më shumë se 12 herë. Të gjitha këto para fëmijës. Kur Sahin arriti të arratisej dhe të fshihej në banjo, Tsumba e sulmoi fëmijën dhe e vrau. /tesheshi.com/






















