Connect with us

Kosovë

Vdekja e të riut – Tronditet Policia! E pëson zyrtari i lartë, tani priten …

Publikuar

Pas ngjarjes tragjike në Lipjan, ku 27-vjeçari Agon Zejnullahu humbi jetën pak pas arrestimit nga Policia e Kosovës, kanë filluar ndryshimet në hierarkinë e Stacionit Policor të Lipjanit. Komandanti i këtij stacioni, Argjend Gashi, ka dhënë dorëheqjen, e cila është pranuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Edhe pse dorëheqja e komandantit Gashi u prezantua si një akt moral, ajo nuk është konsideruar e mjaftueshme nga shoqëria civile, e cila ka protestuar vazhdimisht që nga momenti i ngjarjes. Përfaqësues të shoqërisë civile, si Kenan Gashi, kanë deklaruar se për të pasur përgjegjësi të plotë, duhet të jepnin dorëheqjen edhe drejtori rajonal i policisë për rajonin e Prishtinës dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës. Sipas tyre, këta drejtues mbajnë përgjegjësi për planifikimin dhe menaxhimin afatgjatë të veprimeve të Policisë së Kosovës.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga shoqëria civile është mungesa e humanizmit nga ana e policisë, e cila dyshohet se nuk i ka dhënë ndihmën e parë të nevojshme 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Lidhja e duarve me pranga dhe transportimi në autoambulancë nën pranga janë vlerësuar si veprime problematike nga aktivistët.

Ndërkohë, qytetarët e Kosovës shprehin ende besimin e tyre tek Policia e Kosovës, por theksojnë nevojën për investime më të mëdha dhe trajnime të vazhdueshme për të gjithë efektivët policorë. Pesë efektivët policorë të përfshirë në arrestimin e Agon Zejnullahut – Ibrahim Nela, Albian Retkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri – ndodhen aktualisht në paraburgim me vendim të gjykatës. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së Agon Zejnullahut vijojnë.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK