Connect with us

Lajme

Vdekja e punëtorit në vendin e punës, Policia: Mbikëqyrësi dhe investitori i punimeve janë ndaluar për 48 orë

Publikuar

N.XH., rreth 40 vjeç, nga Drenasi, sot gjatë kryerjes së punimeve në një çati në Prizren, ka vdekur pasi ka rënë nga lartësia.

Viktima është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku më vonë ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra.

Për këtë rast, mbikëqyrësi dhe investitori i punimeve janë intervistuar si të dyshuar dhe më pas janë ndaluar për 48 orë, tha Policia e Kosovës.

“Policia i është përgjigjur menjëherë rastit, duke ndërmarrë veprimet e para hetimore dhe duke marrë dëshmi nga personat e pranishëm në vendngjarje”, u tha në njoftim.

Prokurori i Shtetit ka udhëzuar që për këtë rast të iniciohet procedura penale për veprën: “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

NA NDIQ NË FACEBOOK