Connect with us

Kosovë

Vdekja e 27 vjeçarit pasi u prangos nga Policia| Mjekja: Është rast i dyshimtë, na thanë që ta lëvizim nga vendi i ngjarjes

Publikuar

më

27 vjeçari, Agon Zejnullahu ka humbur jetën në Lipjan, në orët e para të së hënës. Ndërkohë pesë zyrtarët policorë në Lipjan, që janë përfshirë, në rastin e vdekjes së tij janë dërguar në mbajtje për 48 orë, shkruan Insajderi.

Lidhur me vdekjen e Agon Zejnullahut për media është deklaruar njëra nga mjeket e emergjencës.

“Mbrëmë e kemi pasë një thirrje nga stacioni policor, ora ka qenë 12 pas mesnate. Na thanë se janë disa persona të dehur.

Kur arritëm, e pamë që njëri prej tyre ishte pa shenja jete, i shtrirë afër një polici. Ishte ende i prangosur. Kërkuam që t’i hiqen prangat sepse ishte pa ndjenja, por ndihma e parë nuk pati sukses. Njoftuam policinë që duhet të lajmërohet forenzika.”

Mjekja thotë se nuk ishte informuar se bëhej fjalë për një person në gjendje të rëndë apo të vdekur.

“Ka qenë pa shenja jete, i kom tregu policit, i kom thanë që nuk kemi drejtë me largu prej vendit të ngjarjes, po ka bo kërkesë me dërgu te ju, shkaku që ka shumë njerëz, e kemi pru këtu, po pacienti vecse ka qenë i vdekun. Rasti është pak i dyshimt”, thotë ajo mes tjerash për demos.

Kujtojmë se Agon Zejnullahu, një 27-vjeçar, ka vdekur në rrethana të dyshimta në Lipjan, pak pasi u arrestua nga Policia në orët e para të së hënës.

Policia ka përdorur forcën ndaj të riut, për prangosjen e të cilit shihet se përpiqen tre zyrtarë policorë.

Policia njoftoi se pak para se viktima ta humbte jetën, ishte në gjendje të dehur dhe dyshohet se po sulmonte automjete e kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në orët e para të së hënës.

“Sot, rreth orës 00:15, Policia ka pranuar informacionin se një person, që dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili i ka ofruar ndihmën e parë personit në fjalë. Përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë”, deklaroi ai. /Insajderi.org/

Lajme3 minutes ago

Policia intervenoi për shishe të thyera në “Priview”, por zbuloi armë me 15 fishekë – kush është 31-vjeçari i ndaluar? (Emri)

Maqedoni2 hours ago

Tomahawk: Maqedonia e krijuar nga Tito – shtet me identitet gjeografik apo projekt politik për të frenuar shqiptarët dhe bullgarët?

Shqipëri2 hours ago

Përplasje në Myslym Shyri/ Protestuesit sulmojnë me molotovë autobotin e ujit, fshihen në rrugica për t’i shpëtuar policisë

Lajme3 hours ago

Vuçiq kundër dorëzimit të Radojiçiqit: Do të nënkuptonte njohje të Kosovës

Maqedoni4 hours ago

Filipçe kërkon dorëheqjen e Sllaveskit dhe hetim për hyrjen e Alta Bankës në Maqedoni

Lajme4 hours ago

Pas BDI-së, edhe ZNAM-i nuk e pranon propozimin e ri për provimin e jurisprudencës

Maqedoni4 hours ago

Dimitrievski: Përderisa ZNAM është në Qeveri, provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën maqedonase

Kosovë5 hours ago

Tahiri: Me qeverinë Kurti, Republika e Kosovës duhet ta fshijë integrimin dhe anëtarësimin në BE

Shqipëri5 hours ago

Protestuesit e maskuar shkulin pllakat dhe sulmojnë me gurë e llastiqe, Policia u kundërvihet me forca dhe autobotin e ujit! (FOTO)

Lajme5 hours ago

Durmishi: Ekonomia u rrit për 3,8% në vitin 2025, BPV-ja për kokë banori po i afrohet 10 mijë eurove

Kosovë6 hours ago

Kurti për zgjedhjet në Serbi: E dimë kush e humbi pushtetin, por nuk e dimë kush e ka fituar atë

Maqedoni7 hours ago

Alarm në shkollat e Tetovës: 14-vjeçari sulmohet fizikisht nga bashkëmoshatari

NA NDIQ NË FACEBOOK