Kosovë
Vazhdojnë kërkimet për 33-vjeçarin që dyshohet se u mbyt në Liqenin e Ujmanit

Kërkimet për gjetjen e një 33-vjeçari që dyshohet se është mbytur në Liqenin e Ujmanit kanë vazhduar edhe gjatë natës së kaluar.
Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, ku thuhet se ngjarja ka ndodhur më 27 korrik 2025 rreth orës 14:25 në Zubin Potok.
“Raportohet se viktima mashkull ishte futur në liqenin e Ujmanit, mirëpo nuk ka dalë më në sipërfaqe. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, njësia për kërkim dhe shpëtim, njësia e zhytësve dhe ekipi nga emergjenca, ku po vazhdojnë kërkimet për viktimën”, thuhet në raport.




















