Connect with us

SKENA

U tha që Rozana Radi do i zërë vendin, reagon Bieta Sulo për lajmet që po qarkullojnë në rrjet

Publikuar

Autorja dhe moderatorja e njohur e emisionit të pasdites në Top Channel, “Ftesë në 5”, Bieta Sulo, ka reaguar publikisht ndaj lajmeve të fundit që qarkulluan në media dhe rrjetet sociale për një largim të mundshëm të saj nga ky televizion.

Në hapje të emisionit të djeshëm, Bieta Sulo e ka nisur duke iu referuar pikërisht këtyre spekulimeve. Ajo u shpreh se gjatë fundjavës, lajmi për largimin e saj nga Top Channel ishte bërë mjaft i diskutuar, duke shkaktuar reagime dhe pyetje edhe nga njerëz të afërt të saj.

“Një tjetër lajm shumë i diskutuar i fundjavës ka qenë largimi i Bieta Sulos nga Top Channel. Aq sa dhe njerëz shumë të afërt më shkruanin: ‘Çfarë po ndodh?’ Lajmi merr dhenë dhe besohet edhe nga njerëz të afërt në përmasa të tilla. Madje dhe punëtorët e skenografisë kur erdha sot më thanë: ‘A ta vazhdojmë këtë punë?’ Ka zierë rrjeti për këtë gjë, por që këtu do të jem në Top Channel,” – ka sqaruar Bieta Sulo në transmetim.

Duke i dhënë fund spekulimeve, moderatorja ka konfirmuar se do të vazhdojë të jetë pjesë e Top Channel. Ajo ka theksuar se kjo periudhë përkon me 20-vjetorin e saj në këtë televizion dhe, për këtë jubile të rëndësishëm, jo vetëm që do të rikthehet me sezonin e ri në shtator, por po punohet intensivisht për një skenografi të re.

Kjo pritet t’i japë emisionit “Ftesë në 5” një energji dhe vrull të ri, pas shtatë vitesh të suksesshme që ka lënë pas. Me këtë deklaratë, Bieta Sulo ka siguruar shikuesit dhe fansat e emisionit se ajo do të vijojë të jetë pjesë e ekranit të Top Channel.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK