Sport
Transferimi më i madh i të gjitha kohërave po synohet: s’do e besoni se për ç’emër bëhet fjalë

Paris Saint-Germain thuhet se po shqyrton një ofertë sensacionale prej 250 milionë eurosh për sulmuesin e Chelsea-t, Cole Palmer. Pra, yllin anglez që e “zbriti në tokë” nga “qielli i shtatë” i fitoreve ndaj big-ve të Europës, duke fituar dhe Champions-in e këtij sezoni.
Dy ekipet u takuan së fundmi në Shtetet e Bashkuara në finalen e Kupës së Botës për Klube, në të cilën 23-vjeçari Palmer shënoi dy herë në fitoren bindëse 3-0 të Chelsea-t ndaj parisienëve, duke qenë njëherësh ai që dha asistin mjeshtëror për golin e tretë.

Ishte një ndeshje që i detyroi drejtuesit e PSG të fillonin të mendonin shumë ambiciozisht për djaloshin me pamje fëminore që u “bëri gjëmën”.
Palmer ka pasur dy sezone të pabesueshme që kur u largua nga sistemi i të rinjve të Manchester City-t. Ai e përfundoi sezonin e tij të parë në Premier League me Chelsea-n me 22 gola dhe 11 asiste, ndërsa sezonin e kaluar shtoi edhe 24 përfshirje të drejtpërdrejta në gola.

Ai shpesh e ka mbajtur mbi shpinë ekipin nga Londra perëndimore, pavarësisht moshës së tij të re, gjë që e bën edhe më të vështirë të mendosh se dikush mund ta tërheqë nga kontrata e tij që zgjat deri në vitin 2033.
Por nëse ka një klub që mund ta bëjë këtë, ai është PSG. Sipas portalit spanjoll Fichajes, kampioni francez po shqyrton një ofertë me vlerë të pabesueshme prej 250 milionë paundësh.
Nëse ky transferim do të ndodhte, ai do të tejkalonte rekordin e mëparshëm të PSG nga viti 2017, kur ata paguan 222 milionë euro për Neymar-in, që ende përfaqëson transferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

Pavarësisht thashethemeve për një ofertë të shkëlqyer, media spanjolle deklaron se Chelsea “në asnjë rrethanë” nuk po e konsideron një shitje dhe se Palmer është i lumtur në klubin londinez, megjithatë, një ofertë prej 250 milionë eurosh është e vështirë të injorohet. /tesheshi.com/






















