Connect with us

Lajme

Tragjedi/ Humbin jetën 10 persona

Publikuar

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën teksa po luftonin me flakët në provincën qendrore të Eskisehirit në Turqi. Ngjarja e rëndë ndodhi pas një ndryshimi të papritur të drejtimit të erës, që bllokoi brenda vatrës së zjarrit rreth 24 punonjës pyjorë dhe vullnetarë të shpëtimit.

Sipas Ministrit të Bujqësisë, Ibrahim Yumakli, viktimat janë pesë punonjës pyjorë dhe pesë anëtarë të organizatës së shpëtimit AKUT. Ndërkohë, 14 të tjerë janë dërguar në spital.

Zjarri nisi në mëngjesin e së martës në zonën e Seyitgazit dhe më pas u përhap me shpejtësi në drejtim të zonave të banuara.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur ngushëllimet përmes një postimi në platformën X: “Lutem për mëshirën e Zotit për ata që humbën jetën duke mbrojtur pyjet tona. Ngushëllime familjeve dhe kombit tonë.”

Edhe deputeti lokal, Nebi Hatipoglu, tha se komuniteti është i tronditur nga humbja e jetëve të punëtorëve që u përballën me flakët për të mbrojtur natyrën.

Temperaturat në disa pjesë të Turqisë kanë kaluar 40°C gjatë ditëve të fundit, ndërkohë që zjarret janë aktive në të paktën pesë zona të tjera: Sakarya, Bilecik, Izmir, Karabuk dhe Manisa. Dhjetëra mijëra banorë janë detyruar të braktisin shtëpitë për shkak të rrezikut të përhapjes së flakëve.

Shoqata AKUT është një organizatë joqeveritare për ndihmë dhe kërkim-shpëtim në raste fatkeqësish natyrore.

Advertisement
Lajme7 minutes ago

Daçiq mbron deklaratën e Paunoviq për “spastrim etnik” në Kosovë, thotë se e bën në cilësinë e zëvendëskryeministrit

Lajme52 minutes ago

Inspektorati Shtetëror për Transport hyn në një fazë të re, BE-ja dhuron automjete dhe pajisje moderne

Maqedoni1 hour ago

Nikolla Gruevski shpallet i pafajshëm për ndërtimin e “Pallatit të bardhë”, pas 8 viteve prona i kthehet VMRO-DPMNE-së

Kosovë2 hours ago

Liderë të Evropës e liderë të rajonit prej dy ditësh në Francë, nga Kosova s’duket askush

Maqedoni2 hours ago

Snopçe: Kryeparlamentari e vazhdoj seancën edhe pse Stojillkoviqi nuk kërkoi falje për fyerjet

Kosovë2 hours ago

BE-ja i përgjigjet ashpër ministres serbe pas deklaratës për “spastrimin etnik” të Kosovës

Lajme2 hours ago

Osmani: Nuk mund ta dënosh Millosheviqin në Facebook dhe të qeverisësh me Ivan Stoilkoviqin

Maqedoni3 hours ago

Fitorja e vullnetit të popullit në përvjetorin e dhjetë

Kosovë3 hours ago

Pas thirrjes për spastrim etnik të Kosovës, ministrja serbe nuk tërhiqet: Krenohet me politikën e Millosheviqit

Lajme3 hours ago

VLEN: Mëkatet e BDI-së kur ishte në pushtet po e pezullojnë drejtësinë personale edhe sot!

Lajme3 hours ago

Mexhiti: Kumbarat e “Open Balkanit” dhe avokatët e Vuçiqit me heshtje aprovojnë deklaratën skandaloze të ministreshës serbe për pastrim etnik në Kosovë

Maqedoni4 hours ago

Skenë si në filma, 20 vjeçari me “Audi” nga Çellopeku ndiqet dhe goditet në lëvizje nga një “Opel Corsa”

NA NDIQ NË FACEBOOK