Connect with us

Bota

Tragjedi familjare – 15-vjeçarja djeg të atin të gjallë pas dhunës së vazhdueshme në familje

Publikuar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Egjipt, pasi një vajzë 15-vjeçare ka vrarë të atin e saj duke i vënë flakën shtëpisë. Ngjarja makabre ka ndodhur në zonën Atfih, në jug të qytetit të Giza-s, dhe sipas autoriteteve vendase, krimi është kryer si një akt hakmarrjeje ndaj një babai të dhunshëm dhe abuziv.

Sipas hetimeve paraprake, e mitura kishte qenë shpeshherë dëshmitare e dhunës sistematike që i ati 36-vjeçar ushtronte mbi nënën e saj. Pikërisht në një nga ato momente kur nëna nuk ndodhej në banesë, vajza ka hapur valvulën e gazit në kuzhinë dhe ka lënë ambientin të mbushej me gaz, ndërsa i ati ndodhej në shtëpi. Në çastin kur burri ka ndezur cigaren, ka ndodhur shpërthimi fatal që përfshiu banesën në flakë.

Burri është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të djegieve të rënda që ka pësuar.

Gjatë marrjes në pyetje nga autoritetet, vajza ka rrëfyer arsyet që e çuan drejt këtij akti ekstrem. Ajo ka deklaruar se babai ishte përdorues i rregullt i alkoolit dhe drogave, se shpenzonte paratë për veset e tij dhe nuk kontribuonte në mirëqenien e familjes. Ajo ka shtuar gjithashtu se ishte dhunuar personalisht nga i ati, veçanërisht në rastet kur ndërhynte për të mbrojtur nënën e saj.

Rasti ka hapur debat të gjerë në Egjipt mbi fenomenin e dhunës në familje, ndikimin traumatik që kjo dhunë ka mbi fëmijët dhe mungesën e strukturave sociale mbështetëse për viktimat. Autoritetet egjiptiane kanë nisur një hetim të plotë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa adoleshentja ndodhet nën arrest në pritje të procedurave të mëtejshme ligjore.

Advertisement
Lajme8 minutes ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni1 hour ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri2 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme3 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni4 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri5 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme5 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme6 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë6 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme6 hours ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

Kulturë7 hours ago

Albi Qamili dhe Bilall Kasami mirëpresin Korab Shaqirin në komunën e Tetovës, sonte koncert në kuadër të “Verës Tetovare”

Maqedoni7 hours ago

Rrahje në ESM: Një e punësuar ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga kolegia e saj

NA NDIQ NË FACEBOOK