Connect with us
SYLA GROUP

Sport

Tjetër aksident fatal – Tronditet përsëri bota e sportit, shuhet talenti në lule të rinisë

Published

on

Në një ditë të trishtë për sportin botëror, krahas humbjes së futbollistit Diogo Jota dhe vëllait të tij, një tjetër tragjedi ka prekur komunitetin e garave me motor. Çiklisti i ri spanjoll, Borja Gomez, ka ndërruar jetë të enjten gjatë zhvillimit të Kampionatit Evropian Stock në pistën e Magny-Cours në Francë.

Sipas raportimeve, Gomez, i cili ishte vetëm 20 vjeç, po stërvitej në pistë kur ka rrëshqitur në një kthesë dhe është goditur nga një motoçikletë tjetër. I riu ishte një talent premtues në botën e garave, duke fituar së fundmi garën në Jerez në Motorsport, dhe këtë sezon ai garonte gjithashtu në kampionatin spanjoll Superbike. Para tre vitesh, Gomez ishte gjithashtu një pilot zyrtar në Moto 2.

Ekipi i tij, Laglisse, ka publikuar një deklaratë prekëse duke konfirmuar lajmin e hidhur. “Me gjithë dhimbjen në zemrat tona, na vjen keq të njoftojmë se Borja Gómez ka ndërruar jetë në pistën Magny-Cours pas një aksidenti të rëndë në seancën e parë të praktikës së lirë në Kampionatin Europian të Stock-ut. Përtej talentit të tij të jashtëzakonshëm si pilot, ne do ta kujtojmë Borjan për njeriun e madh që ishte. Mirësia dhe buzëqeshja e tij do të zgjasin përgjithmonë. Do ta mbajmë gjithmonë në zemrat tona. Në emër të gjithë ekipit Laglisse, duam të shprehim ngushëllimet tona për të gjithë familjen dhe miqtë e tij në këto momente të vështira. Të duam, Borja. Prehu në paqe.”

Humbja e Borja Gomez vjen si një goditje e rëndë për botën e sporteve motorike dhe shton trishtimin në një ditë tashmë të zymtë për komunitetin sportiv. Talenti i tij i ri dhe potenciali i madh do të mungojnë shumë në pistat e garave.

Advertisement