Connect with us

Bota

Temperaturat mbi 40°C – Greqia urdhëron pushime nga puna për shkak të vapës

Publikuar

më

Autoritetet greke kanë ndërmarrë masa të jashtëzakonshme për shkak të valës së të nxehtit që ka përfshirë vendin nga e diela dhe pritet të zgjasë deri të enjten.

Në disa rajone të Greqisë, ku temperaturat pritet të kalojnë mbi 40 gradë Celsius, Ministria e Punës ka urdhëruar pushime të detyrueshme nga puna dhe ndalim të aktiviteteve fizike në ambient të hapur nga ora 12:00 deri në 17:00.

Këto masa do të zbatohen kryesisht në rajonet qendrore të vendit dhe në disa ishuj. Punëdhënësve u është kërkuar të mundësojnë punën nga distanca për aq sa është e mundur, në mënyrë që të mbrojnë punëtorët nga rreziku i goditjes nga të nxehtit.

Në Athinë nuk janë vendosur masa emergjente, pasi temperaturat aktuale nuk janë konsideruar të pazakonta për kryeqytetin. Megjithatë, meteorologët paralajmërojnë se kulmi i nxehtësisë pritet të jetë të martën dhe të mërkurën, ndërsa një rënie graduale në rreth 35 gradë parashikohet drejt fundit të javës.

Temperaturat më ekstreme pritet të prekin zonat e ulëta të Greqisë qendrore, ndërsa në ishuj dhe përgjatë bregdetit ato do të jenë pak më të ulëta – mesatarisht 3 deri në 5 gradë më pak.

Qytetarëve u është rekomanduar të qëndrojnë në ambiente të freskëta gjatë orëve më të nxehta të ditës, të konsumojnë shumë ujë, të shmangin alkoolin dhe aktivitetet fizike të rënda, si dhe të ushqehen lehtë. Për personat më të cenueshëm, si të pastrehët dhe ata pa ajër të kondicionuar, janë hapur qendra të posaçme me ambiente të freskuara.

Temperatura të larta po mbretërojnë edhe në vende të tjera të Evropës, përfshirë rajonin e Ballkanit.

Lajme2 minutes ago

Bajrami: Deficiti tregtar i Kosovës arrin në 5.39 miliardë euro

Lajme4 minutes ago

Sela: Nuk mund të mendojmë për Bashkimin Europian duke shkelur mbi kokën e Agim Islamit e varrin e Rexhail Qerimit

Lajme7 minutes ago

Minçev: Administrata shtetërore do të riorganizohet përmes një ligji të ri, që kërkon shumicë prej dy të tretash

Lajme23 minutes ago

Shqiptari që hakoi GTA 6 dënohet me 7 vjet burg, por lirohet menjëherë, gjykatësi i dha një porosi të veçantë

Maqedoni1 hour ago

104 denoncime për familjen me lopët në Kriva Pallankë, e fundit pas sulmit ndaj një gruaje 67-vjeçare

Shqipëri2 hours ago

Atentati ku mbeti i vrarë “Sel Çami”, del nga operacioni nipi i viktimës, në trup kishte katër plumba! Dosja dhe pistat e Policisë

Lajme3 hours ago

Konjufca takohet me homologun grek në Athinë – i kërkon njohjen e Kosovës si shtet

Lajme4 hours ago

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028

Maqedoni5 hours ago

Buteli në aksion: Kontrolle ndaj ndërtimeve pa leje dhe parkimeve ilegale

Shqipëri5 hours ago

Analiza e “Corriere”: Një erë e re po fryn në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe dorëzojnë bosët e krimit në këmbim të ndikimit diplomatik!

Lajme6 hours ago

Mbretëria e Bashkuar në krah të reformave në drejtësi: Shasivari dhe Sivagnanam zotohen për sundim më të fortë të ligjit

Lajme6 hours ago

Akuzohet se mashtroi qytetarët me historinë e leukemisë, Gjykata merr vendim për Endrit Azemin

NA NDIQ NË FACEBOOK