Connect with us

Bota

Të devijosh nga Turqia për marrëveshje me Izraelin: pse Rama duhet të lexojë një vlonjat të madh, Eqerem bej Vlorën

Publikuar

Devijimi i kryeministrit Rama nga një marrëdhënie e afërt dhe strategjike me Turqinë drejt një marrëdhënie të tillë me Izraelin, është ndër aspektet më të rënda që po ndodhin në qeverisjen e tij, gjë e cila çuditërisht ende nuk po ngacmon debat në media. Në fakt duhej të qe debat i ditës, shumë i fortë dhe se Thethi apo trillet e tjera kinse shtetbërëse të verës.

Qeveria shqiptarë nënshkroi së fundi një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes me shtetin gjenocidal sionist, dhe veç amoralitetit si akt, e fut Shqipërinë në kallëpe të rrezikshme strategjike në një kohë delikate ndryshimesh gjeopolitike globale.

Pra, të vetmen gjë pozitive që kishte ai në qeverisje, aleancën me Turqinë, e cila përbën fat për faktorin shqiptar tashmë që është fuqi globale, Rama e zhbën duke rendur drejt atyre që e kanë në ashtin e tyre amoral pabesinë dhe padashurinë për ndonjë popull a shtet.

Dhe për këtë që po bën Rama, mjafton t’i vjen si këshillë ajo që shkruan Eqerem bej Vlora, një kolos shqiptar mendimi, inteligjence e përvojash, meqë kryeministri ynë priret t’i marrë në referencë kokat e kombit.

Eqerem bej Vlorën ja sjell në kujtesë dikush në rrjete, Justinian Topulli, një hoxhë e komentator i spikatur, i cili shkruan:

“Meqë KM Rama është edhe vlonjat nga e ëma dhe ka respekt të veçantë për Ismail bej Qemalin, për të mirën e Shqipërisë që ai qeveris, duhet të marrë si këshillë edhe përvojën e një tjetër vlonjati, kushëri i Ismail bej Vlorës, jo pak i rëndësishëm në historinë e këtij vendi.

Eqerem bej Vlora në kujtimet e tij shkruan:

‘Tri herë në jetën time kam pasur marrëdhënie ekonomike me çifutët dhe të tria herët kam dalë i humbur. Ndaj dhe prej asaj kohe, natyrisht pa asnjë paragjykim antisemit, unë nuk jam ngatërruar më asnjëherë në punë biznesi me çifutët… Unë e pata këtë faqe të zezë dhe nuk bëra kurrë më pazar me çifutë. Por kjo nuk më ka penguar që gjatë luftës së dytë botërore të shpëtoja me qindra prej tyre në Mitrovicë, Prizren, Tiranë, Korçë dhe Vlorë.’

Sigurisht KM mund të mos jetë aq naiv dhe i paftë në tregti sa patrioti i tij vlonjat, shumë vite më parë, por hileqarët janë po të njëjtët dhe mjafton të kujtojë sesa Call Center-a mashtruese kanë pasur në Shqipëri dhe çfarë bëjnë në Gaza, për të pasur motivin e arsyeshëm për të mos flirtuar me ta, ndërkohë që njëkohësisht mund të krenohet me të drejtë se paraardhësve të tyre u kemi shpëtuar jetën nga nazistët.

Me njerëz që besojnë se janë racë superiore dhe gojimët e tjerë dele dhe lopë për t’i mjelë, është e rrezikshme të vësh sigurinë kombëtare në duart e tyre”.

NA NDIQ NË FACEBOOK