Connect with us

Lajme

Taravari uron Ditën e Pavarësisë së SHBA-së: “Shpresë për një të ardhme më të drejtë për të gjithë”

Publikuar

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar këtë 4 korrik si një ditë shprese në një kohë sfiduese për botën mbarë.

“Sot në këtë 4 korrik sfidues për të gjithë globin, duke uruar pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbushem me shpresë për një të ardhme më të mirë e më të drejtë për të gjitha racat, fetë dhe kombet!”, ka shkruar Taravari në një postim publik.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK