Lajme
Sulejmani: Vendosja e përmendores së Qosetos akt i rrezikshëm i Arsovskës, BDI-së dhe Levicës

Zëdhënësi i VLEN-it, Driton Sulejmani, në një konferencë për media sot reagoi ashpër ndaj vendosjes së monumentit të Andon Lazov Qoseto në Shkup, duke e cilësuar këtë akt si një provokim të rrezikshëm dhe të qëllimshëm nga aleanca BDI, Levica, Danella Arsovska.
Sipas Sulejmanit, ky është një veprim i mirë planifikuar që synon të ndezë tensione ndëretnike dhe të largojë vëmendjen nga dështimet e rënda në qeverisje, korrupsioni dhe krizat brenda koalicionit të “Frontit Europian”, duke vënë rikujtuar se kjo permendore u ndërtua pikërisht në kohën kur BDI ishte ne pushtete.
“Ky nuk është një akt i rastësishëm, por pjesë e një skenari të njohur destabilizues që aktivizohet sa herë BDI ndodhet në krizë politike apo zgjedhore,” deklaroi zëdhënësi i VLEN.2
Ai shtroi gjithashtu një sërë pyetjesh publike, duke akuzuar BDI-në dhe partnerët e saj për bashkëpunim të fshehtë dhe mungesë reagimi ndaj një veprimi që rrezikon paqen dhe kohezionin qytetar.
VLEN e cilëson treshen BDI, Levica, Arsovska si destabilizuese, ndërsa rikujton opinionin se Qoseto nuk është çështje monumenti, është çështje morali politik dhe se në këtë moral, BDI ka falimentuar me kohë.

















