Connect with us

Lajme

Sindroma: u ringjall gjysmë ore pasi mjekët e shpallën të vdekur

Publikuar

më

Një incident i pabesueshëm ndodhi në Tarquinia, Itali, kur një burrë 78-vjeçar u “ringjall” pak pasi vdekja e tij u shpall zyrtarisht.

78-vjeçari pësoi dy arreste kardiake. Pavarësisht përpjekjeve të përsëritura për ta ringjallur, mjekët e shpallën të vdekur.

Burri u vendos në barelë dhe më pas në një ambulancë jashtë shtëpisë së tij. Të afërmit, së bashku me mjekët dhe infermierët, pritën që makina e varrimit të mbërrinte për ta marrë.

Megjithatë, pas rreth 30 minutash, ai hapi sytë, filloi të lëvizte dhe pyeti se ku ishin fëmijët e tij. Ai u dërgua menjëherë në spitalin më të afërt. Gjendja e tij, siç u bë e ditur, është e qëndrueshme dhe ai komunikon normalisht me mjedisin.

“Sindroma e Lazarusit”

Sipas ekspertëve, ka shumë të ngjarë të jetë e ashtuquajtura “Sindroma e Lazarusit”, e cila ka të bëjë me pacientët, zemrat e të cilëve kanë pushuar së rrahuri, pas një periudhe relativisht të shkurtër kohore, ata kthehen në jetë. Është një riaktivizim spontan i funksioneve jetësore të trupit.

Deri më tani, nuk ka një shpjegim zyrtar se si funksionon sindroma. Shumë mjekë besojnë se mund të jetë për shkak të ajrit që grumbullohet në gjoks gjatë përpjekjeve të ringjalljes kardiopulmonare, ose për shkak të një efekti të vonuar të ilaçeve të administruara, gjithmonë gjatë dhënies së ndihmës së menjëhershme. /tesheshi.com/

Maqedoni22 minutes ago

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, merr pjesë në Forumin e Karrierës ’26 – “NextGen CareerUp”

Shqipëri52 minutes ago

Pasi heshtën për djegien e Gjykatave dhe institucioneve, prokurorët reagojnë pas deklaratave të Ballës: Aludimet për lidhje politike, rrezikojnë të cenojnë pavarësinë

Lajme1 hour ago

Valbon Limani në Forumin e Karrierës ’26 – “NextGen CareerUp”: Komuna e Gostivarit mbetet e përkushtuar ndaj fuqizimit të rinisë!

Lajme2 hours ago

Gani Gecit i përkeqësohet gjendja shëndetësore në Burgun e Pejës, familja jep detaje

Maqedoni2 hours ago

Për herë të parë në Shuto Orizare valëvitet flamuri kombëtar shqiptar!

Lajme3 hours ago

ASH: Me kërkesën e këshilltarëve të AKI përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar në Shuto Orizare e kthyem në realitet

Maqedoni3 hours ago

Dy peshkopë maqedonas drejt Moskës, vizitë në kohën e tensioneve me Rusinë

Shqipëri3 hours ago

Vlora pa ujë, avari në rrjetin kryesor të furnizimit, po punohet për riparimin e defektit

Kosovë3 hours ago

Ish-shefi i stafit të Osmanit si presidente flet për një sondazh të freskët: LDK e AAK nën 10 %, PDK e VV s’kanë lëvizur

Lajme4 hours ago

Hoxha jep lajmin e mirë për kultivuesit e mollëve: Janë paguar rreth 149,5 milionë denarë për 1.934 fermerë

Maqedoni4 hours ago

Gjykatat në Maqedoni me mbi 134 mijë lëndë të pazgjidhura, vetëm 13 ankesa të pranuara

Bota4 hours ago

Mesazhi i fuqishëm i Salihut: “Mobilizim masiv këtë të diel – vota e çdo shqiptari numërohet!

NA NDIQ NË FACEBOOK