Connect with us

Kosovë

Shukri Buja e Memli Krasniqi takojnë rininë e Lipjanit: Ju nuk jeni spektator, ndryshimi po vjen

Publikuar

Pas zyrtarizimit si kandidat për Kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, së bashku me Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, zhvilluan një takim me të rinjtë e Lipjanit, të cilët i quajtën forca lëvizëse e ndryshimit.

Në këtë takim u diskutua për sfidat, pritshmëritë dhe idetë e të rinjve për një komunë më të drejtë dhe më të zhvilluar.

Buja dhe Krasniqi theksuan se rinia nuk është spektatore, por pjesë aktive e vizionit të tyre për Lipjanin.

“Me Partinë Demokratike të Kosovës, angazhimi i të rinjve nuk është simbolik, por thelbësor për ndryshimin që po vjen,” shkroi ai në Facebook.

NA NDIQ NË FACEBOOK