Connect with us

SKENA

Shuhet ylli botëror i muzikës

Publikuar

më

Ylli i muzikës italiane dhe ndërkombëtare, Livio Macchia, kitaristi i grupit “I Camaleonti”, vdiq në moshën 83-vjeçare.

Pavarësisht sëmundjes me të cilën luftonte prej disa vitesh, më 30 qershor në Roca Nuova, ai arriti të performonte në një koncert madhështor – si pjesë e “BluFestival”, eventit veror të organizuar nga Bashkia e Melendugno-s – me rastin e 60-vjetorit të grupit muzikor “I Camaleonti”.

Livio Macchia lindi më 9 nëntor të vitit 1941, në Acquaviva delle Fonti, në provincën e Barit.

Duke u rritur midis Pulias dhe Lombardisë, ai zbuloi pasionin për basin dhe vokalin që në fëmijëri, duke filluar performancat e tij të para në fillim të viteve 1960.

Më pas ai u transferua në Milano, ku themeloi grupin muzikor te Pop-it “I Camaleonti” me Paolo De Ceglie dhe Riki Maiocchi.

Grupi regjistroi hite të famshme si “L’ora dell’amore”, “Applausi”, “Eternità”, “Viso d’angelo” dhe “Perché ti amo”.

“I Camaleonti” u formuan në vitin 1963, në Milano.

Grupi përfshinte Livio Macchia (kitarë), Antonino Cripezzi (tastierë), Paolo de Ceglie (bateri) dhe Gerardo Manzoli (bas).

Në vitin 1965, grupi u plotësua me ardhjen e Riki Maiocchi në vokal dhe kitarë.

Hiti i parë i grupit ishte “Sha-La-La-La. Në vitin 1966, vokalisti dhe kitaristi Riki Maiocchi u largua nga grupi për të ndjekur një karrierë solo dhe u zëvendësua nga Mario Lavezzi.

Me ardhjen e Lavezzi, grupi filloi gradualisht të kalonte në një tingull më melodik Pop, duke arritur sukses me “Portami tante rose” në vitin 1935 – e kompozuar nga Cesare Andrea Bixio dhe Michele Galdieri.

Midis viteve 1968 dhe 1973, “I Camaleonti” patën katër këngë që kryesuan në top listat italiane, duke përfshirë “Applausi”, “Io per lei” dhe “L’ora dell’amore”.

Midis viteve 1970 dhe 1993, ata morën pjesë në Festivalin e Muzikës Sanremo pesë herë (herën e fundit së bashku me Dik Dik dhe këngëtarin kryesor të “Equipe 84”, Maurizio Vandelli), duke u renditur të tretët në vitin 1979 me “Quell’attimo in più”.

Pavarësisht ndryshimeve të shumta në formacion, grupi është ende aktiv deri më sot.

Advertisement
Maqedoni30 minutes ago

Skandal doganor: 19 të dyshuar për kontrabandë cigaresh, 250 milionë denarë dëm buxhetit!

Shqipëri1 hour ago

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

Lajme2 hours ago

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje

Maqedoni3 hours ago

Pacientët presin deri në 6 muaj për operacion, mungojnë edhe mjekët

Shqipëri4 hours ago

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

Lajme5 hours ago

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Maqedoni6 hours ago

Mickoski nga OKB-ja: NATO dhe BE mbeten objektivat strategjikë

Shqipëri7 hours ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme8 hours ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni9 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri10 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme11 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

NA NDIQ NË FACEBOOK