Connect with us

Shqipëri

“Shqipëria mund të detyrohet të zgjedhë mes Brukselit dhe Uashingtonit”

Publikuar

Analisti Lorenc Vangjeli ka hedhur një tjetër tezë interesante mbi zhvillimet e fundit gjeopolitike dhe ndikimin e tyre në Shqipëri. I ftuar në emisionin “Debat” me Alba Alishanin në A2 CNN, Vangjeli paralajmëroi se vendi mund të përballet së shpejti me një zgjedhje strategjike jo të lehtë: midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ndoshta Shqipëria mund të jetë përballë një zgjedhjeje të jashtëzakonshme, të cilën në mënyrë shumë të thjeshtë unë do t’iu thosha që do të duhet të zgjedhë midis Brukselit dhe Uashingtonit,” tha Vangjeli.

Ai shtoi se pak muaj më parë një përplasje e tillë mes dy partnerëve më të rëndësishëm strategjikë të Shqipërisë as që mund të imagjinohej. “Askush nuk e imagjinonte një kurs përplasjeje të SHBA-ve me Europën, një ndarje që niset jo vetëm nga interesa, por edhe nga filozofi të ndryshme,” theksoi analisti.

Sipas Vangjelit, presidenca e Donald Trump ka luajtur një rol kyç në këtë ndarje të re të qasjeve mes dy aleatëve tradicionalë. “Trump në një mënyrë apo në një tjetër e zgjoi Europën, por ky është një lloj zgjimi nga ankthi i saj që ka të bëjë me çështje të sigurisë, por edhe të zhvillimit ekonomik,” u shpreh ai.

The post “Shqipëria mund të detyrohet të zgjedhë mes Brukselit dhe Uashingtonit” first appeared on JavaNews.al.

Maqedoni26 minutes ago

Snopçe: ASH dëshiron që diaspora të votojë si elektronikisht ashtu edhe me postë, por nuk i mbështesim tre zonat zgjedhore të posaçme

Shqipëri56 minutes ago

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

Lajme2 hours ago

AUV demanton rezultatet e pretenduara nga “Vita”: Mostrat ende në analizë

Maqedoni3 hours ago

Janevska: Shteti ua mbulon tërësisht shpenzimet nxënësve që përfaqësojnë vendin në olimpiadat shkencore

Maqedoni3 hours ago

Daut Beqiri: Nisin punimet për zgjerimin e varrezave në Haraçinë

Shqipëri3 hours ago

Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

Lajme4 hours ago

Daut Memishi: Janë siguruar projektet për pastrimin dhe rregullimin e urës në lumin “Lumbardh” në Tearcë dhe vazhdimin e trotuarit në fshatin Odër

Lajme4 hours ago

Sali nga Dibra: Shteti duhet të ecë përpara, opozita do ti humb zgjedhjet e ardhshme

Maqedoni6 hours ago

Hoxha: Procedura e tenderimit ka përfunduar, së shpejti fillon ndërtimi i stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Bota6 hours ago

Jason Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

Lajme6 hours ago

Hoxha njofton mbylljen e tenderit, pritet të nisë së shpejti ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Maqedoni6 hours ago

Zjarri në Koçan: Ekspertiza e telefonave zbuloi rrjedhje informacioni mbi kontrollet e MPB-së dhe DAP-iT

NA NDIQ NË FACEBOOK