Lajme
Shkodran Alili ndan mirënjohje për dy qytetarët që ndihmuan në gjetjen e 82 vjeçarit në Kërçovë

Kandidati i Pavarur për Komunën e Kërçovës dhe njëherit humanist i njohur, Shkodran Alili, ka shpërndarë mirënjohje për dy qytetarë që u dalluan për guximin dhe humanizmin e tyre në shpëtimin e një jete.
Në një postim publik, Alili shprehu mirënjohje të thellë për Arlind Abazin dhe Sulejman Fejzën, të cilët ndërhynë me trimëri për të shpëtuar jetën e një qytetari 82-vjeçar.
“Veprimi juaj fisnik është shembull frymëzues për gjithë shoqërinë tonë dhe dëshmi e fuqishme se solidariteti dhe humaniteti nuk kanë humbur vlerën,” – u shpreh Alili në postimin e tij.
Ai përfundon duke falënderuar Abazin dhe Fejzën që, siç theksoi, “treguan se jeta e njeriut është mbi gjithçka.”
Ky gjest vjen si pjesë e angazhimit të Shkodran Alilit për të promovuar vlerat njerëzore dhe solidaritetin në komunitet./ZYRTARE.net
















