Connect with us

Shqipëri

Sherr për një vajzë në Dhërmi/ Nipat e ish-deputetit socialist përplasen me çunat e Valbona Selimllarit (VIDEO)

Publikuar

Një sherr i dhunshëm i regjistruar së fundmi një hoteli në Dhërmi ka tronditur pushuesit vendas dhe të huaj, duke shkaktuar shqetësim për sigurinë në zonat turistike. Pamjet e publikuara nga media treguan një përleshje të ashpër me grushte dhe shkelma mes disa personave.

Fillimisht, u ngritën pikëpyetje mbi mungesën e reagimit të menjëhershëm të policisë, pasi u raportua se në këtë konflikt ishin të përfshirë fëmijë dhe nipër të figurave të njohura të politikës dhe showbiz-it shqiptar.Sipas raportimeve mediatike, disa nga protagonistët janë identifikuar si Deni dhe Kejni Selimllari (djemtë e ish-Miss Shqipëria Valbona Selimllari), Leon Frroku (nipi i ish-deputetit Mark Frroku), si dhe një nipi i ish-ministrit Lefter Koka. Shkaku i sherrit, sipas raportimeve, ishte një femër dhe inate të mëparshme mes palëve.

Pas publikimit të pamjeve dhe emrave, ka reaguar Leonard Koka, vëllai i ish-ministrit Lefter Koka dhe babai i djalit të përfshirë në sherr. Ai theksoi se djali i tij ka qenë aty vetëm për të shuar sherrin dhe jo si pjesë aktive e dhunës. “Ai është duke i ndarë dhe po të futesh të ndash dikë që po zihet je pjesë e sherrit,” shkroi Koka për portalin “JOQ”, duke kërkuar të mos përfshihet emri i ish-ministrit Lefter Koka në këtë ngjarje.

Kjo situatë vijon të ngrejë pyetje mbi zbatimin e ligjit dhe barazinë para tij, si dhe mbi ndikimin e lidhjeve sociale në trajtimin e rasteve të tilla. Policia ndërrkohë, ende nuk ka një reagim zyrtar për rastin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ STORY (@joq.story)

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK