Connect with us

Lajme

Serbia arreston edhe një ish-ushtar të UÇK’së

Publikuar

Lulzim Halili nga Peja, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është vënë në pranga nga Serbia.

Siç raportojnë mediat në Serbi me tone nacionaliste, Halili është arrestuar përgjatë një operacioni të përbashkët të BIA-s me policinë serbe, shkruan Insajderi.

Sipas këtyre raportimeve, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.

Një ditë më parë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që ta shmangin kalimin nëpër Serbi. /Insajderi.org/