Lajme
Segmenti i ri i autostradës Kërçovë–Ohër, Durmishi: Qytetarët tashmë lëvizin më shpejt dhe sigurt

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, mori pjesë në hapjen zyrtare të një segmenti të ri të autostradës moderne Kërçovë–Ohër, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor për vendin.
“Me kënaqësi të madhe, sot bëmë hapjen e një segmenti shumë të rëndësishëm të autostradës së re dhe moderne Kërçovë–Ohër,” deklaroi ministri Durmishi, duke theksuar rëndësinë strategjike të këtij aks rrugor si një arterie e rëndësishme për qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave.
Sipas ministrit, ky projekt jo vetëm që lehtëson lëvizjen e qytetarëve duke ofruar siguri dhe shpejtësi më të madhe, por gjithashtu kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe turistik të rajonit.
















