Connect with us

Shqipëri

Rrezikonin të mbyteshin pasi gomonia po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët shpëtojnë 5 persona në Durrës

Publikuar

Mesditën e sotme, gjatë patrullimeve në të gjithë hapësirën detare të qarkut, shërbimet e Njësisë Policore Detare konstatuan, në afërsi të Gjirit të Durrësit, 5 shtetas që kërkonin ndihmë, pasi gomonia e tyre rrezikonte të fundosej për shkak të erërave të forta.

Menjëherë pas konstatimit, efektivët e Njësisë, me mjete lundruese, ndërhynë në kohë dhe bënë të mundur nxjerrjen në breg të qytetarëve, të cilët ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore.

The post Rrezikonin të mbyteshin pasi gomonia po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët shpëtojnë 5 persona në Durrës first appeared on JavaNews.al.

NA NDIQ NË FACEBOOK