Shqipëri
Rama nuk ndalet, paralajmëron një tjetër raprezalje – Detajet

Kryeministri Edi Rama mesditën e kësaj të mërkure ka njoftuar nisjen e disa reformave të reja ligjore, ku një prej tyre do të jetë edhe për kontrollin dhe zhvillimin e territorit.
Përmes një postimi në platformën “X”, kreu i qeverisë ka theksuar se “toleranca ndaj tokave të xanuna në kurriz të komunitetit apo lejeve me shkelje në kurriz të qytetit, që janë pranuar nga qeverisja vendore si bashkëudhëtare të jetës urbane, ndërkohë që inspektoriatet e mbrojtjes së territorit dhe policitë bashkiake janë bërë në të shumtën e rasteve pjesë e problemit, do të adresohet rrënjësisht me një reformë të re ligjore”, duke theksuar kështu se inspektoriati i mbrojtjes së territorit dhe policia bashkiake shpesh janë bërë pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjes.
Reforma e re që tanimë ka hyrë në fazën përgatitore, do të zhvillohet paralelisht me një sërë reformash të tjera të rëndësishme, përfshirë ato në shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm, sistemin e menaxhimit të mbetjeve, furnizimin me naftë dhe barna si dhe përmirësimin e shërbimeve spitalore.
Sipas Ramës, këto reforma do të jenë dhe gurët themeltarë të mandatit të katërt të qeverisë, me synimin e vetëm për të çuar vendin drejt objektivit madhor, atë të integrimit në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.
“Toleranca ndaj tokave të xanuna në kurriz të komunitetit apo lejeve me shkelje në kurriz të qytetit, që janë pranuar nga qeverisja vendore si bashkëudhëtare të jetës urbane, ndërkohë që inspektoriatet e mbrojtjes së territorit dhe policitë bashkiake janë bërë në të shumtën e rasteve pjesë e problemit, do të adresohet rrënjësisht me një reformë të re ligjore të kontrollit e të zhvillimit të territorit, për të cilën kemi nisur nga puna paralelisht me disa reforma të reja të shërbimit me ujë të pishëm, të sistemit të pastrimit e të përpunimit të mbetjeve, të furnizimit të popullit me naftë e me barna, si edhe të shërbimit spitalor, që do të jenë piketat e hyrjes në rrugën e mandatit tonë të katërt për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, shkruan Rama.

















