Connect with us

Lajme

Prokuroria ngre aktakuzë për mashtrim dhe pastrim parash ndaj pesë personave

Publikuar

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave nën dyshimet për përfshirje në disa vepra penale të rënda, përfshirë mashtrimin, shmangien nga tatimi, keqpërdorimin e autorizimeve ekonomike dhe pastrimin e parave.

Sipas aktakuzës, të pandehurit G.G dhe T.G akuzohen për veprat penale të “Mashtrimit” (neni 323 paragrafi 4), “Shmangies nga tatimi” (neni 307 paragrafi 3) dhe “Keqpërdorimit të autorizimeve ekonomike” (neni 284 paragrafi 2) të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, të pandehurit N.G dhe M.G akuzohen për veprën penale të “Pastrimit të parave” sipas nenit 56 të Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Nga muaji tetor 2020 deri më 16 gusht 2024, G.G dyshohet se ka mashtruar 131 qytetarë përmes premtimeve për ndërtimin e villave nga druri brenda 60 ditëve. Përmes ofertave të rreme dhe kontratave të nënshkruara, ai ka përfituar një shumë të jashtëligjshme prej 1,894,250.00 euro.

Paratë e përfituara, sipas Prokurorisë, janë përdorur për blerjen e pronave që janë regjistruar në emër të tij, të biznesit të tij dhe të bashkëshortes së tij.

Rasti po trajtohet në kuadër të luftës kundër krimit ekonomik dhe do të vazhdohet me procedura gjyqësore për ndriçimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme.

Maqedoni37 minutes ago

Haraçina nis ndërtimin e Qendrës Sportive, Daut Beqiri: Po bëjmë realitet një ëndërr të shumëpritur

Lajme43 minutes ago

BDI: Edhe pas më shumë se dy vitesh në pushtet, VLEN  përsërit refrenin e vjetër: “BDI i ka fajet”

Lajme59 minutes ago

BE- ja nis hetimet për projektin e kanalizimit në Zajaz

Lajme1 hour ago

Qamili: Konfirmohet lista e parë për riemërtimin e rrugëve në Tetovë, propozohen emra të figurave shqiptare dhe maqedonase

Shqipëri1 hour ago

“Deputetët nuk zgjidhen për të lënë bosh karriget”, Leskaj kritikon bojkotin e PD-së

Lajme2 hours ago

Daut Beqiri realizon ëndrrën e haraçinasve, nis ndërtimi i Qendrës Sportive

Lajme2 hours ago

Azizi shpreh ngushëllime në Ambasadën e Katarit në Shkup për ndarjen nga jeta të ish-Emirit Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani

Lajme2 hours ago

Daçiq mbron deklaratën e Paunoviq për “spastrim etnik” në Kosovë, thotë se e bën në cilësinë e zëvendëskryeministrit

Lajme3 hours ago

Inspektorati Shtetëror për Transport hyn në një fazë të re, BE-ja dhuron automjete dhe pajisje moderne

Maqedoni3 hours ago

Nikolla Gruevski shpallet i pafajshëm për ndërtimin e “Pallatit të bardhë”, pas 8 viteve prona i kthehet VMRO-DPMNE-së

Kosovë4 hours ago

Liderë të Evropës e liderë të rajonit prej dy ditësh në Francë, nga Kosova s’duket askush

Maqedoni4 hours ago

Snopçe: Kryeparlamentari e vazhdoj seancën edhe pse Stojillkoviqi nuk kërkoi falje për fyerjet

NA NDIQ NË FACEBOOK