Connect with us

Kosovë

Policia arreston dy persona në Gjakovë, përdoren armë në aheng familjar

Publikuar

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në fshatin Gërqinë të Gjakovës pasi që dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve, janë gjetur dhe sekuestruar tri pistoleta, 104 fishekë, 29 gëzhoja të përdorura dhe dy karikatorë.

Njëri nga të dyshuarit është liruar me vendim të prokurorit, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.

Autoritetet kanë paralajmëruar se përdorimi i armëve në ahengje apo festa përbën vepër të rëndë penale dhe do të trajtohet me zero tolerancë.

NA NDIQ NË FACEBOOK