Connect with us

Lajme

Për shkak të zjarrit mbyllet rruga drejt kufirit të Bllacës

Publikuar

më

Ministria për Punë të Brendshme e Maqedoniës së Veriut njofton opinionin se për shkak të ri-ndezjes së zjarrit pranë Bllacës, trafiku në rrugën kufitare Shkup-Bllacë është ndërprerë plotësisht në të dyja drejtimet, dhe është mbyllur edhe pika kufitare e Bllacës.

Ministria e Brendshme, në koordinim me institucionet e tjera kompetente, po merr masa për shuarjen e zjarrit.
U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë drejt pikës kufitare të Bllacës derisa të shuhet zjarri dhe të normalizohet trafiku, për të cilën do ta informojmë publikun përkatësisht.

NA NDIQ NË FACEBOOK