Lajme
Pas dënimit më vdekje, bie dhe burgu i përjetshëm në Shqipëri

Ndryshime të paralajmëruara në Kodin e ri Penal, paralajmërojnë dhe mundësi lirie për të dënuarit e pëjetshëm.
Drafti u paraqit nga ish-Kryeprokurori Arben Rakipi, drejtuesi i Grupit të Punës për hartimin e Kodit të ri Penal, i cili shpjegoi risinë e lirimit para kohe me kusht për të dënuarit me burgim të përjetshëm.
“Dua të ndalem te lirimi para kohe me kusht. Ne kemi patur në ligj disa pengesa që lidhen me aplikimin e lirimit para kohe me kusht, lidhur me burgimin e përjetshëm. Diskutimi i gjatë u mbyll me propozimin që po, ne mund ta aplikojmë lirimin para kohe me kusht, për dënimin me burgim të përjetshëm.
Duhet të më besoni, është një propozim shumë i guximshëm. Debati ka qenë i fortë. Këtu pleksen shumë gjëra, viktima, procesi i riedukimit, paqja sociale, shkalla e kriminalitetit në vend”, tha Rakipi, sipas së cilit, njerëzit ndryshojnë gjatë kohës së qëndrimit në burg. Rakipi shtoi se një gjë e tillë aplikohet edhe në shtete të tjera perëndimore.
Pra, pas heqjes së dënimit me vdekje, tashmë kriminelëve të ndryshëm që dënohet përjetë u jepet mundësia që të lirohen një ditë, pra paçka krimit apo krimeve që kanë bërë. /tesheshi.com/


















