Connect with us

Lajme

Operacioni shpëtimtar në Mirushë përfundon me sukses, i lënduari dorëzohet te ekipet mjekësore

Publikuar

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor ka njoftuar se ka përfunduar me sukses operacioni në Kanionin e Mirushës.

Sipas ShKShMK-së, personit të lënduar i është dhënë ndihma e parë dhe është dorëzuar te ekipet mjekësore.

“Operacioni Mirusha ka përfunduar me sukses, personit të lënduar i është dhënë ndihma e parë duke e evakuuar dhe dorëzuar te ekipet mjekësore”, thuhet në njoftim.

Gjatë ditës, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor ishte njoftuar se një person ishte lënduar në Kanionin e Mirushës.

NA NDIQ NË FACEBOOK