Connect with us

Kosovë

Objekti në zonën industriale Prishtinë–Fushë Kosovë kaplohet nga flakët

Publikuar

Një zjarr ka përfshirë një objekt në zonën industriale përgjatë rrugës Prishtinë–Fushë Kosovë.

Zjarri ka shpërthyer sonte në orët e mbrwmjws në një nga objektet e kësaj zone dhe ka alarmuar banorët dhe bizneset përreth.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e zjarrfikësve, të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në objektet e tjera.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit apo nëse ka të lënduar.

Insjaderi ka telefonuar policinë për rastin por deri tani nuk kanë kthyer përgjigje.

NA NDIQ NË FACEBOOK