Connect with us

Ndryshe

“Nusja ime më hidhet sipër gati çdo darkë, jam i lodhur, s’kam fuqi … Si t’ia bëj” – Letra e qytetarit

Publikuar

Një letër anonime e dërguar për rubrikën e këshillimit “Dear Deidre” në gazetën britanike “The Sun” ka ngjallur debat në rrjetet sociale, duke sjellë në vëmendje sfidat e ıntiımıtetıt në martesat afatgjata. Burri 51-vjeçar, i martuar për 26 vite, shprehet se ndërsa ende e pëlqen shumë bashkëshorten e tij, me kalimin e viteve dëshira e tij sksuale nuk është më aq e zjarrtë sa dikur.

Problemi kryesor, sipas letrës, qëndron në faktin se bashkëshortja e tij ka dëshirë për ıntımıtet pothuajse çdo natë, një kërkesë që ai e ka të vështirë ta përmbushë për shkak të lodhjes dhe dëshirës për të pushuar pas një dite të gjatë. Ai shkruan se reagimet e bashkëshortes variojnë nga qeshja në zemërim, madje ajo e kërcënon me një të dashur tjetër, duke shkaktuar shpeshherë zënka mes tyre.

Burri i dëshpëruar shtron pyetjen se cili prej tyre e ka gabim dhe si mund ta qetësojë situatën në mënyrë që të dy të mos ndihen të humbur apo të pakënaqur. Një përdorues i rrjeteve sociale e ka shpërndarë këtë letër si status, duke shkaktuar një varg të gjatë komentesh me këshilla dhe opinione të ndryshme.

Në sksionin e komenteve, refreni më i përsëritur nga komentuesit meshkuj ishte “Ma sill mua”, duke shfaqur njëfarë cinizmi ose duke e minimizuar problemin e burrit. Nga ana tjetër, komentueset femra kanë ofruar këshilla më praktike dhe të balancuara, duke sugjeruar që çifti të gjejë një mes të artë, si për shembull të kenë ıntimıtet një natë po dhe një natë jo, duke respektuar kështu nevojat e të dy partnerëve.

Kjo letër dhe reagimet e shumta në rrjetet sociale tregojnë se çështjet e dëshirës sksuale dhe ıntımıtetıt mbeten një aspekt delikat dhe kompleks i marrëdhënieve martesore, veçanërisht pas shumë vitesh bashkëjetese. Mungesa e komunikimit efektiv dhe mospërputhja e nevojave mund të çojnë në frustrime dhe konflikte, duke vënë në rrezik stabilitetin e marrëdhënies.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK