Lajme
Ngatërroi porosinë, kamarieri sulmohet brutalisht në hotelin e njohur në Vlorë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në zonën e Skelës në Vlorë, ku një kamarier është sulmuar gjatë orarit të punës.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një hoteli të njohur, në prani të klientëve vendas dhe të huaj. Mendohet që një ngatërresë porosie të jetë bërë shkak për ngjarjen e rëndë.
Sipas informacioneve paraprake, autoritetet kanë nisur hetimet dhe pritet një njoftim zyrtar nga policia lidhur me rastin. Burime nga komisariati i Vlorës bëjnë me dije se po verifikohen rrethanat dhe motivet e ngjarjes./Euronews/


















