Connect with us

Lajme

Nga Srebrenica në Gaza, Bilall Kasami ngre zërin kundër heshtjes botërore

Publikuar

Në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka përkujtuar me dhembje e respekt viktimat e këtij krimi të rëndë kundër njerëzimit.

“Si shqiptarë, të cilët vetë kemi kaluar përmes masakrave, spastrimeve etnike dhe gjenocideve të ngjashme, e ndjejmë dhe e kuptojmë më mirë se kushdo dhimbjen e vëllezërve tanë boshnjakë,” shkruan Kasami në statusin e tij.

Duke bërë paralele me aktualitetin ndërkombëtar, ai e krahasoi heshtjen botërore ndaj masakrës së Srebrenicës me situatën në Gaza, ku sipas tij po zhvillohet një tjetër gjenocid para syve të botës. “Heshtja e botës sot është po aq e rëndë dhe e pafalshme sa ishte edhe atëherë,” theksoi Kasami./Zyrtare.net