Ndryshe
Nëna vrau fëmijët e motres dhe pastaj motrën… Arsyeja do t’ju lërë pa fjalë

Një ngjarje e rëndë me përmasa të jashtëzakonshme ka tronditur Greqinë, pas rrëfimit të bujshëm të Eirini Mourtzoukou, një 25-vjeçare nga Amaliada, e cila ka pranuar se ka vrarë katër fëmijë gjatë dekadës së fundit – përfshirë motrën e saj të mitur, dy fëmijët e saj biologjikë dhe një foshnjë të një shoqeje.
Sipas autoriteteve greke, Mourtzoukou u arrestua pas rifillimit të hetimeve për disa vdekje të dyshimta brenda familjes së saj. Gjatë marrjes në pyetje, ajo pranoi me detaje të ftohta dhe të qarta aktet kriminale, që shtrihen nga viti 2014 deri në tetorin e vitit 2023.
Vrasja e parë ndodhi kur ajo ishte vetëm 14 vjeçe, në vitin 2014, kur vrau motrën e saj 18 muajshe, duke e mbuluar me jastëk gjatë gjumit. Në atë kohë, vdekja u regjistrua si pasojë e pneumonisë, por hetimet janë rihapur për shkak të një serie ngjarjesh të ngjashme dhe kontradiktave të zbuluara.
Në shkurt 2021, ajo vrau foshnjën e shoqes së saj, ndërsa në qershor 2022, një tjetër fëmijë i saj humbi jetën, fillimisht i raportuar si viktimë e një aksidenti gjatë gjumit. Më pas, ajo pranoi se kishte shkaktuar vdekjen vetë. Ngjarja e katërt ndodhi në tetor 2023, kur u vra fëmija i saj i tretë.
Të gjithë viktimat ishin fëmijë nën moshën dy vjeç.
Hetimet kanë zbuluar gjithashtu një përpjekje për vrasje në vitin 2020, ku Mourtzoukou tentoi të mbyllte një shoqe në një ambient me gaz, por pa sukses. Ky episod ka ngritur shqetësime serioze për profilin e saj psikologjik dhe faktin se sinjalet e rrezikut janë neglizhuar për vite me radhë.
Psikologët dhe kriminologët janë angazhuar për të analizuar gjendjen mendore të 25-vjeçares, ndërsa prokuroria pritet të ngrejë akuza për vrasje të shumëfishtë me paramendim, tentativë vrasjeje dhe veprime të tjera të rënda penale.
Ngjarja ka shkaktuar zemërim të gjerë në opinionin publik grek, ndërsa autoritetet kanë kërkuar ekspertiza shtesë mjeko-ligjore për të mbështetur akuzat dhe për të përcaktuar me saktësi rrethanat e secilës vdekje.
Rasti konsiderohet si një nga më tronditësit e dekadës në Greqi dhe ka hapur një debat të gjerë mbi mekanizmat e mbrojtjes së fëmijëve dhe rolin e institucioneve në parandalimin e tragjedive të tilla.















