Connect with us

Lajme

“Në gjendjë të rëndë” – Ish-ministri Ilir Beqaj shtrohet me urgjencë në spital

Publikuar

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, është shtruar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Burime për mediat bëjnë me dije se Beqja ndodhet në QSUT që prej të shtunës. Ai ka shfaqur probleme shëndetësore si temperaturë të lartë dhe një infeksion të rëndë në lëkurë.

Mësohet se ish-ministri vijon të qëndrojë i shtruar në spital dhe po merr kujdesin e nevojshëm nga stafi mjekësor. Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë e paqëndrueshme. Detaje të tjera mbi shkakun e saktë të infeksionit dhe gjendjen aktuale të Beqjes nuk janë bërë ende publike.

Raportohet se ish-ministri Beqaj ka pasur temperaturë të lartë dhe infeksion të rëndë në lëkurë.

Sipas burimeve, gjendja e tij shëndetësore është ende e pastabilizuar.

Ilir Beqaj mbahet prej 1 viti në paraburgimin e Durrësit për dosjen e “SASPAC”.

Ai akuzohet për abuzim me donacionet e huaja, ndërsa po gjykohet me procedurë të zakonshme edhe për dosjen e “Sterilizimit”.

NA NDIQ NË FACEBOOK