Connect with us

Bota

Në djall të ardhurat! Në Kretë, barrikadë kundër një anijeje izraelite turistike

Publikuar

Nën zhvillimet e ndera në Gaza, ku Izraeli, ky shtet më shumë se problematik i krijuar si një satelit kolonizator nga Perëndimi në Lindjen e Mesme, mu në pellgu popujsh muslimanë, e i cili po shkruan një ndër faqet më të turpshme në historinë e njerëzimit me një gjenocid të krahasuar vetëm me Holokaustin ndaj tyre nga Gjermania naziste, është Greqia ajo që shënon precedentë të pazakontë kundër shtetasve izrealitë.

Pas rastit të Qipros e Sirosit, ku në të parën shkurajuan vendosjen e qindra hebrenjve aty kur nuhaten blerje pronash aty, e në të dytën nuk pranuan zbarkimin si turistë të qindra izraelitëve ardhur me një kroçëre si turistë, vjen tani Kreta.

Në ishullin e famshëm grek, qindra vendas prodhuan të njëjtën gjë si në Siros, duke mos pranuar mbërritjen dhe zbarkimin aty të pasagjerëve një anije izraelite turistike në portin e Agios Nikolaos.

Forcat e sigurisë morën masa të gjera rreth portit gjatë tubimit. Protestuesit dënuan veprimet ushtarake izraelite në Gaza dhe bënë thirrje për ndërprerjen e lidhjeve turistike me Izraelin. Kjo çoi dhe acarim të situatës. Protestuesit grekë, duke injoruar tërësisht interesin ekonomik, shfaqën atë lloj shpirti që i duhet sot botës, atë që nuk e pranon padrejtësinë, kudo që të ndodhë ajo.

Kështu, duke dashur që Gazën të shndërrojë në varr për mijëra palestinezë, Izraeli duket se po i bën varrin vetes. Historia ka treguar së na fakt kështu ndodh. /tesheshi.com/    

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK