Connect with us

Lajme

Ndryshime në Qeveri/ Bejxhan Iljaz ambasador, Imer Aliu zv ministër i Mbrojtjes?

Publikuar

Në kuadër të zhvillimeve të fundit politike, qeveria e Maqedonisë së Veriut pritet të pësoj edhe një ndryshim, mëson zyrtare.net

Deputetit turk Bejxhan Iljaz pritet të lë mandatin e deputetit dhe pritet të emërohet ambasador, ndërkohë, Fatmire Isaku pritet të zë vendin e tij si deputete e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH).

Burime të afërta të ZYRTARE.net bëjnë të ditur se Menduh Thaçi do ti bashkohet shumicës qeveritare me dy deputetë, duke e forcuar pozicionin e tij në kabinetin e ri qeveritar.

Po ashtu, Imer Aliu do të marrë postin e zëvendësministrit të mbrojtjes, pozicion ky që mbajti për disa muaj Elfet Ismaili nga ASH-Taravari./ZYRTARE.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK