Lajme
Ndihmësit të Petkoviqit që ofendoi UÇK-në në Rahovec i caktohen 30 ditë paraburgim


Igor Popoviq, ndihmësdrejtor në të ashtuquajturën “Zyra për Kosovën” e udhëhequr nga Petar Petkoviq, është dërguar në paraburgim për 30 ditë.
Vendimi është marrë pasi ai u arrestua për shkak të deklaratave fyese që kishte dhënë ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë një vizite në Rahovec.
Lajmin për media e ka konfirmuars zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, e cila tha shkurt:
“Po, i është caktuar masa e paraburgimit për një muaj.”
Për këtë rast kishte reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili e quajti të papranueshme gjuhën dhe qëllimin provokues të Popoviqit.




















