Lajme
Ndërpritet seanca, thirret një tjetër sot


Deputetët e Kuvendit kanë dështuar sërish ta konstituojnë legjislaturën e re. Mundësia e fundit do të jetë sot, kur përfundon edhe afati 30-ditor i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për përmbylljen e këtij procesi.
Në seancë ishin të pranishëm 107 deputetë.
Seanca e radhës do mbahet sot në ora 22:00.
Në seancën e djeshme, të pranishëm ishin diplomatë dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë, të cilët bënë thirrje për konstituim të menjëhershëm të Kuvendit dhe kritikuan deputetët se me veprimet bllokuese po e zhgënjejnë popullin e Kosovës.




















