Bota
Moti i keq godet këtë vend/ Lëshohet alarmi i kuq, dy të zhdukur nga përmbytjet

Dy persona janë raportuar të zhdukur në Katalonjë pas reshjeve të dendura që goditën verilindjen e Spanjës mbrëmjen e së shtunës.
“Po kërkojmë dy persona në Cuvellès”, bëri të ditur Departamenti i Zjarrfikësve në rrjetin social X. Cuvellès është një komunitet me rreth 17 mijë banorë, rreth 50 kilometra larg Barcelonës.
Sipas njoftimit, të dy personat dyshohet se janë marrë nga rrjedha e lumit Fos, i cili derdhet në Mesdhe. Ekipet e kërkim-shpëtimit po kontrollojnë brigjet dhe grykëderdhjen e tij.
Shirat e rrëmbyeshëm kanë përfshirë Katalonjën që nga pasditja e së shtunës, duke detyruar autoritetet të shpallin alarm të kuq dhe të dërgojnë paralajmërime në telefonat e banorëve.
Sipas agjencisë meteorologjike Aemet, në disa zona kanë rënë mbi 100 mm shi brenda pak orësh.
Përmbytjet kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë dhe dëme të mëdha. Një spital në Barcelonë u detyrua të pezullojë pranimin e pacientëve të rinj për shkak të mungesës së energjisë. Në aeroportin e Barcelonës, një avion që udhëtonte drejt SHBA u kthye pas për shkak të dëmeve nga breshëri në pjesën e përparme të tij.
Shërbimi hekurudhor RENFE pezulloi për orë të tëra linjat në gjithë Katalonjën, përfshirë ato me shpejtësi të lartë dhe trenat rajonalë. Shërbimet e urgjencës trajtuan mbi 70 persona, megjithatë nuk raportohet për të lënduar rëndë.
Përveç Katalonjës, reshje të dendura janë regjistruar edhe në rajone të tjera si Aragona dhe Valencia.
Në këtë të fundit, kujtohet tragjedia e fundtetorit, ku për shkak të përmbytjeve humbën jetën 227 persona. Kritikët asokohe e fajësuan reagimin e vonuar dhe mungesën e përgatitjes së autoriteteve.
Major Flooding Spain
Damaging flooding recently occurred in Tarazona, Aragon, a town in Spain.
Footage shows cars and shops flooded by the heavy rains turning streets into rivers.
Rain is expected to ease throughout the area in the coming days.#Spain #Floods #Aragón pic.twitter.com/62IwRKNjFp
— Chyno News (@ChynoNews) July 12, 2025
















