Connect with us
SYLA GROUP

Shëndetësi

Mjekja gjinekologe: Femrat duhet t’i mbyllin lindjet para kësaj moshe

Published

on

Mjekja gjinekologe e njohur, Enriketa Kroi, ka ndarë një këshillë të rëndësishme për gratë në lidhje me planifikimin familjar dhe shëndetin riprodhues. Gjatë një interviste në emisionin “Good Morning Albanians”, Dr. Kroi ka theksuar se femrat duhet të synojnë të përfundojnë lindjet para moshës 35-vjeçare, me qëllim që të rrisin shanset për të pasur fëmijë më të shëndetshëm dhe shtatzëni më të lehta.

Dr. Kroi ka vënë në dukje se mosha mesatare e grave që bëhen nëna për herë të parë, por edhe e atyre që i mbyllin shtatzënitë, ka shënuar një rritje vitet e fundit. “Për t’u bërë nënë, nuk është e nevojshme të mbarosh fakultetin, të bësh masterin apo doktoraturën.

Madje, do ishte mirë që nën moshën 35-vjeç, femra t’i ketë mbyllur lindjet, në prizmin që të kemi fëmijë më të shëndetshëm, shtatzanitë janë më të mbara,” ka shpjeguar ajo.

Megjithatë, ajo ka shtuar se gjinekologët kanë vërejtur një tendencë në rritje të moshës së nënave, jo vetëm kur bëhen nëna për herë të parë, por edhe kur vendosin të mos shtojnë më fëmijë. “Unë kam paciente, të cilat janë shtatzanë në moshën 45-vjeç,” ka theksuar Dr. Kroi, duke treguar se gratë po zgjedhin të shtyjnë maternitetin për arsye të ndryshme, shpeshherë të lidhura me karrierën apo stabilitetin ekonomik.

Këshilla e Dr. Kroi bazohet në faktin se me kalimin e moshës, rriten edhe rreziqet për komplikacione gjatë shtatzënisë dhe për shëndetin e fëmijës. Prandaj, ajo inkurajon gratë që të marrin në konsideratë faktorin e moshës kur planifikojnë familjen e tyre.

Advertisement