Lajme
Mikpritje në zemër të Çarshisë, Afrim Gashi në “Austrian Palace”

Në kuadër të aktiviteteve të tij ditore, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, vizitoi këtë të mërkurë ambientin e bukur të “Austrian Palace”, një prej destinacioneve më të njohura gastronomike në zemër të Çarshisë së Shkupit.
Stafi mikpritës i “Austrian Palace”, nën drejtimin e menaxherit të përgjithshëm, Xheti Aliu dhe Muhamed Shabani, u kujdesën që vizita e Kryeparlamentarit të jetë sa më e këndshme dhe dinjitoze.
Mikpritja tradicionale dhe shërbimi i nivelit të lartë bënë që atmosfera të pasqyrojë jo vetëm respektin institucional, por edhe vlerat e mikpritjes shqiptare.
Përfaqësuesit e lokalit u shprehën të nderuar për këtë vizitë të rëndësishme, duke theksuar se prania e Gashit është një motivim shtesë për të vazhduar përkushtimin e tyre ndaj cilësisë dhe shërbimit ndaj klientëve.
















