Connect with us

Lajme

Mexhiti: Një tjetër investim serioz për sportin dhe rininë në Çair

Publikuar

Çairi do të bëhet me një fushë ndihmëse moderne për futboll, në kuadër të stadiumit të FC Shkupit. Projekti u prezantua sot nga zv kryeministri Izet Mexhiti, së bashku me zëvendësministren e Sportit Safije Sadiki, kryetarin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Masar Omeragiç, dhe kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Fusha do të ketë përmasa 80 metra gjatësi dhe 50 metra gjerësi, ndërsa do të jetë e rrethuar me korisa mbrojtëse në të katër anët. Ajo do të ndërtohet sipas standardeve të FIFA-s, me bar artificial cilësor, sistem të avancuar për kullimin e ujërave atmosferike dhe ndriçim të plotë, që do të mundësojë përdorim gjatë gjithë ditës, përfshirë në orët e mbrëmjes.

“Ky është një hap konkret për të përmirësuar kushtet e stërvitjes dhe për të mbështetur zhvillimin profesional të të rinjve,” deklaroi Mexhiti, duke theksuar rëndësinë që ka ky investim për pasionantët e futbollit në komunën e Çairit.

Projekti synon të zgjerojë infrastrukturën sportive dhe të ofrojë më shumë mundësi për gjeneratat e reja që aspirojnë sukses në sport./zyrtare.net/