Connect with us

Kosovë

Mbyllet “Euromed Group” e Leart Jakupit – Poliklinika operonte pa licencë

Publikuar

Javën e kaluar, Inspektorati Shëndetësor ka mbyllur tetë institucione shëndetësore private që po operonin pa licencë në Kosovë.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, kishte deklaruar se ky veprim është pjesë e angazhimit të inspektoratit për të garantuar respektimin e ligjit dhe standardeve të shërbimeve shëndetësore.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Veriu.info, në mesin e institucioneve të mbyllura është edhe poliklinika “Euromed Group” Sh.P.K., me pronar Leart Jakupi, ndaj së cilës është marrë vendim për mbyllje pas inspektimit të kryer më 24.06.2025.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se vendimet dhe raportet e plota të inspektimeve janë ende në përgatitje, ndërsa aktualisht kanë publikuar vetëm listën e institucioneve të mbyllura.

NA NDIQ NË FACEBOOK