Connect with us

Shqipëri

Mbyll sytë në lule të rinisë 30 vjecari, miqtë e tij shpërthejnë në lot (Foto)

Publikuar

Komuniteti shqiptar në qytetin e Rethymno-s, në ishullin e Kretës, është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të Emanuel Xifa-s, një emigrant i ri shqiptar me origjinë nga fshati Arrëz e Madhe i Tepelenës. Lajmi i trishtë u bë publik nga anëtarët e komunitetit, të cilët bënë të ditur se shkak i vdekjes së 30-vjeçarit ka qenë një infarkt në zemër.

“Me hidhërim u njoftuam sot herët në mëngjes për vdekjen e parakohshme të bashkatdhetarit tonë EMANUEL XIFA – 30 vjeç, Nga Arrëz e Madhe Tepelenë. I ndjeri humbi jeten pas një Infrakti në zemër në banesën e tij në orët e para të mëngjesit në RETHIMNO, dhe u dërgua në Spitalin e Rethimno pa shenja jetë duke konstatuar vdekjen,” – thuhet në njoftimin e publikuar nga shoqata e emigrantëve shqiptarë në Rethymno.

Aktualisht, trupi i Emanuel Xifa-s ndodhet në spitalin e Rethymno-s dhe do t’i nënshtrohet procedurave të ekspertizës mjeko-ligjore. Sipas informacioneve paraprake, pas përfundimit të këtyre procedurave, 30-vjeçari nga Tepelena do të përcillet për në banesën e fundit nga miqtë dhe shokët e tij në Kretë, pranë spitalit, dhe më pas trupi i tij do të niset drejt vendlindjes në Shqipëri.

Shoqata e emigrantëve shqiptarë në Rethymno ka shprehur ngushëllimet e saj të thella për familjen e të riut, duke iu uruar forcë për të përballuar këtë dhimbje të madhe. “Zoti ju forcoftë për të përballuar dhimbjen dhe shpirti i Emanuel Xifa të prehet në paqe dhe përjetësi në tokën ku u linde,” – shkruhet në mesazhin e ngushëllimit.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK