Lajme
Disa orë jashtë funksionit, çfarë ndodhi me vendkalimet kufitare të Maqedonisë së Veriut?

Një problem teknik ka goditur sot sistemin elektronik të Policisë së Maqedonisë së Veriut, duke ndikuar në funksionimin e kufijve në gjithë territorin e vendit.
Lajmi u bë i ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, e cila konfirmoi se sistemi ka rënë në të gjitha pikat kufitare. Si pasojë, autoritetet maqedonase janë detyruar të pezullojnë përkohësisht hyrjen e automjeteve në shtet.
Por pas defektit disa orësh gjithçka është kthyer në normalitet.















