Connect with us

Shqipëri

Manushi kthen në shtëpi publike Nazarin në Green Coast, lirohen dërrasat e motelit që javën e parë me eskorta dhe çuna bari

Publikuar

Ervin Manushi, pjesë e rrethit të biznesmenëve në dosjen e SPAK që mbulonin pastrimin e parave të korrupsionit të Arben Ahmetajt, ka kthyer në motel Nazar-in në Green Coast në Palasë, duke i dhënë klubit të njohur buzë detit tiparet e një shtëpie publike.

Në anën e pasme të lokalit, Manushi ka ndërtuar disa dhoma prej druri (nuk dihet me apo pa leje), si një komoditet të shtuar për eskortat e padeklaruara që frekuentojnë këto ditë të nxehta Nazar-in. Dhomat prej druri jepen për përdorim me orar kundrejt një vlere simbolike.

Në shumicën e rasteve, dhomat ofrohen si dhuratë nga Manushi për të respektuar ndonjë eskortë si dhe për ‘çunat e të bardhës’ që konsumojë disa ‘kova’ me pije alkolike.

Moteli i pazakontë, si shtojsë e Nazar-it, është inaguruar nga skuadra e moderatorit Ed Manushi, i cili është vëllai i Ervin Manushit, i thirrur gjithashtu në SPAK për dosjen e Arben Ahmetajt. Skuadra e moderatorit Manushi përbëhet nga vajza të Për’Puthen, BBV 1, 2, 3 dhe 4, BBV Kosova, She’s On Top, moderatore sportive, ish misse dhe modele etj.

Madje, javën e parë të ‘inagurimit’ është shënuar edhe një incident. Nga frekuentimi intensiv i ekipit të Manushit me disa ‘çuna bari’ janë liruar dërrasat e dhomave të motelit, çka ka detyruar punonjësit e kompanisë ndërtuese të rikthehen me çantat me vegla, për të shtrënguar konstruksionin prej druri.

Dëmet më të mëdha besohet se i ka shkaktuar një moderatore, me nofkën ‘lopa e tërbuar’, për të cilën qarkullon edhe një video erorike, e shpërndarë nga trafikanti M. P., ku moderatorja tregonte hiret si dhe negocionte pazarin 500 euro ora.

/Prapaskenat/

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK