Connect with us

Ndryshe

‘Ma nxorren vajzen jashte vetem sepse…’ Blendi Fevziu zbulon rastin trondites ne Tepelene

Publikuar

Gjon Dukgilaj mendon se një nga avantazhet më të mëdha që kanë shqiptarët në fushën e turizmit është mikpritja. Për shqiptarët, mikpritja ka qenë gjithnjë zakon për të respektuar këdo që troket.

Por një ngjarje e pakëndshme duket se e ka lëkundur pak drejtuesin e emisionit “Opinion” në Tv Klan, Blendi Fevziun, i cili e ka promovuar gjithnjë mikpritjen shqiptare.

Ai ndan me të ftuarit një episod të ndodhur në Tepelenë me vajzën e tij 9-vjeçare, gjatë një ndalese kur ajo ishte përpjekur të përdorte tualetin. Zonja që ndodhej aty, kishte refuzuar edhe pse ishin përpjekur të blinin diçka.

Gjon Dukgilaj: Avantazhi më i madh i Shqipërisë janë dy elementë për mua, shqiptari që ka shikimin dhe buzëqeshjen ndryshe prej popujve të tjerë.

Blendi Fevziu: Janë miqësorë thua?

Gjon Dukgilaj: Ne jemi të veçantë.

Blendi Fevziu: A thua? Më ndodhi një histori para një jave në Tepelenë që më bëri të dyshoj se unë vazhdimisht kam thënë që ne kemi një mikpritje të rrallë, e kemi kod zakonor, nuk e kemi standard turistik, mirëpo isha me vajzën e vogël duke shkuar për në Sarandë, ndalova në një karburant në Tepelenë për të furnizuar makinën, vajza 9 vjeç, donte të shkonte në banjë, ishte një restorant dhe hotel aty ngjitur.

I thashë sime shoqeje çoje një çikë, merr edhe një 2 mijë lekësh që të paguash një ujë se mos të përdorësh banjën. Shkoi dhe gruaja e lokalit që ishte bosh, e përzuri.

Një fëmijë 9 vjeç që vjen për të hyrë në banjë dhe t’i thuash ik, s’ke për të hyrë në banjë, nuk besoj që ka vend të globit, kudo që të shkosh.

Gjon Dukgilaj: Nuk ka pasur banjë se s’ka mundësi.

Blendi Fevziu: Kishin banjë që ç’ke me të! E përzuri, duhet të hash mish i tha që të shkosh në banjë. Ajo më ka tronditur dhe m’u duk një rast i frikshëm.

Nuk më kishte ndodhur 35 vjet që kam unë në Shqipëri që shëtis si gazetar, nuk më kishte ndodhur kurrë. Unë nuk isha vetë kuptohet, nuk më pa se po mbushja makinën, por të kthejë fëmijë 9 vjeç…çfarë mund t’i bëjë ai një turisti të huaj?./klan

Advertisement
Bota20 minutes ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota20 minutes ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni1 hour ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri2 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme2 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi3 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme3 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

Maqedoni4 hours ago

Policia e arreston suedezen në “Tabanoc”, voziste veturën me 175 km/h

Lajme4 hours ago

Thaçi: Mickovski sillet si të jetë kryeministër vetëm i maqedonasve, i ka harruar shqiptarët

Shqipëri4 hours ago

Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita shqiptare akuzon qeverinë për diskriminim

Kosovë5 hours ago

“Nëse dëshiron, mund ta bëj më institucional…”, Haxhiu me inteligjencë artificiale shkruan komunikatën për gjeneralët e rinj

Religjion6 hours ago

E vërteta e njeriut përtej pasqyrës

NA NDIQ NË FACEBOOK